LIGA E KOMBEVE: TRE PIKËT  NDAJ LETONISË SIGURUAN VENDIN E PARË  DHE LIGËN “B”

Shaban Sinani

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e pestë të segmentit C në Ligën e Kombeve, shënoi  fitoren e katërt radhaz   kësaj radhe  në Arenën “Todor Proeski” – Shkup  mundi Letoninë me  rezultat  minimal 1-0 .

Golin e vetëm për përfaqësuesen  tonë e shënoi Serafimov në minutën e 57-të të ndeshjes. Ishte  ky  goli i parë për Serafimov në fanellën e reprezentacionit “A” të Maqedonisë.

Me  këto tre  pikë  Maqedonia e Veriut me  13 pikë ka  siguruar pozitën e parë në grup  dhe në edicionin e ardhshëm të UEFA Liga e Kombeve  do të garon në Liga B të këtij kompeticioni të garave  që organizon UEFA.

Në të njëjtin grup  Armenia para  tifozëve vendas në Jerevan  pësoi humbje  befasuese nga  Ishujt Faroe  0-1

Pas pesë raundeve, të zhvilluara  Maqedonia është në vendin e parë në grupin 4 me 13 pikë, para Ishujve Faroe me gjashtë, ndërsa  Armenia dhe Letonia kanë nga katër.

 Në raundin e fundit të grupit 4, Maqedonia e Veriut është nikoqire e Ishujve Faroe , ndërsa në ndeshjen  tjetër  Letonia  është nikoqire e Armenisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *