Konferenca rajonale: Avancimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së biodiversitetit në rajonet Sharr, Korab Koritnik dhe Alpet Shqiptare.

Konferenca dyditore Rajonale për Përdorimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore në rajonet e Sharrit, Korab Koritnikut dhe Alpeve Shqiptare ka filluar në Mavrovë, duke mirëpritur mbi 100 pjesëmarrës (OJQ lokale, biznes lokal, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit) nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Organizuar nga CNVP Maqedonia e Veriut me mbështetjen financiare të PONT, kjo ngjarje e rëndësishme i kushtohet avancimit të turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së biodiversitetit në rajonet Sharr, Korab Koritnik dhe Alpet Shqiptare.
Konferenca u hap me një fjalim përshëndetës nga Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP Maqedonia e Veriut, i cili theksoi “Vlera e veçantë e konferencës është bashkimi dhe diskutimi në një vend këtu në Mavrovë, me studiues të nderuar, praktikues, biznese, fermerë, dhe politikëbërës nga i gjithë Ballkani”. Mirjam de Koning, Drejtoreshë Ekzekutive e PONT, theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe koordinimit të palëve të interesuara në zhvillimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e produkteve turistike të bazuara në natyrë.

Ndwrsa ditwn e dytw para tw pranishmwve aktivitetet e tyre i prezantuan pwrfaqwsuesit e organizatave joqeveritare tw cilwt kanw pwrfituar subgrante nga CNVP –PONT.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *