Shaban Sinani
Të gjithë futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut të ftuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të grupit 4 në Liga C kundër Letonisë dhe Ishujve Farore, të vlefshme për edicionin e katërt UEFA Liga e Kombeve nga dita e djeshme kanë filluar përgatitjet intensive.
Përfaqësuesja e Maqedonisë pas grumbullimit me formacionin e kompletuar mbrëmë në kampin stërvitor të FFM-së ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhëratë e seleksionuesit Bllagoja Milevski. Të pranishëm në grumbullimin dhe seancën e parë stërvitore të pranishëm ishin edhe dy debutuesit Behar Feta dhe portieri Marko Alçevski si dhe Sefer Emini i cili sërish është rikthyer në kombëtare.
S“Unë jam i lumtur që rikthehem serish në përfaqësuesen e Maqedonisë. Lojtarët si gjithmonë më kanë pritur mire, ashtu më kanë prit edhe trajnerët. Atmosfera është shumë pozitive. Jam I lumtur për rikthimin tim dhe shpresoj që do ta mbyllim këtë vit me dy fitore dhe me sukses në vendin e parë” tha futbollisti Sefer Emini.
Nga ana tjetër futbollisti i repartit të mbrojtjes Nikolla Serafimov i lumtur që reprezentacioni në tre sfidat e fundit nuk ka pranuar gol shpreson se edhe në dy ndeshjet e radhës do shënojnë fitore dhe gjashtë pikë.
“Sa i përket këtyre dy ndeshjeve kemi kundërshtarë që i njohim mirë pasi shumë shpejt kemi luajtur me ato, assesi nuk janë naivë as njëra as tjetra por ne duam që ta përfundojmë Ligën e kombeve, mendoj në fazën e grupeve me dy fitore dhe gjashtë pikë”deklaroi Serafimov
Maqedonia seancën e parë stërvitore do ta ketë sonte në mbrëmje në kampin stërvitor pranë FFM-së. Maqedonia më 14 nëntor në arenën “Todor Proeski”, me fillim në ora 20 e 45 përballet me Letoninë. Ndërsa më 17 nëntor përballet me Ishujt Faroe . Kujtojmë se reprezentacioni ynë nga katër ndeshjet e zhvilluara ka 3 fitore e një barazim duke grumbulluar 10 pikë që siguron pozitën e parë në grup.