Shaban Sinani
Në organizim të klubit të mundjes “Shkupi” më date 16 nëntor e shtunë organizohet turneu ndërkombëtar i mundjes “SHKUPI OPEN 2024” ku do të marrin pjesë afro 200 mundës të moshave U-15 nga 9 shtete si ato nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Greqia, Bullgaria , Sllovakia, Franca , 1 përfaqësues nga SHBA dhe garues nga klubet e vendit
“Është një manifestim sporti që për të parën herë organizohet në vendin tonë. Do të marin pjesë diku 200 garues nga 9 shtete për grupmoshat u-15 (pioneer).
Qëllimi është ta risim kualitetin e sportit me të trofeshëm shqiptar” tha Jasin Rexhallari në cilësinë e organizatorit i cili njëherit falënderoi të gjithë ata biznesmen dhe afarist shqiptar të cilët e përkrahin këtë event të jashtëzakonshëm të sportit të mundjes
Turneu “SHKUPI OPEN” mbahet të shtunën me fillim në ora 11:00 në sallën sportive të shkollës “Zef Lush Marku” në Shkup