Shaban Sinani
Katër fitore të vendasve, një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 19 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e dytë të futbollit vendor .
Ndeshje dramatike dhe me tensione të shumta është zhvilluar në stadiumin “Hekurana” në Lagjen e Autokomandës mes ekipeve Skopje dhe Bashkimit të Kumanovës e cila ka përfunduar me fitoren e vendasve 2-1. Në fund të pjesës së parë tifozë vendas kanë hyrë në teren për çka ka ardhur deri te incidenti mes futbollistëve të ekipeve Pas 20 minutave ndërprerje loja ka vazhduar dhe ka përfunduar me fitoren e vendasve 2-1 edhe pse të parët në epërsi kanë qenë mysafirët.
Arsimi në Shtip ishte në epërsi me golin e Shefit Shefitit deri në minutën e 83-të kur vendasit arritën në fund të ndeshjes të shënojnë dy gola për fitoren 2-1.
Pas ndeshjeve të javës së 12-të tabelën e kryeson Makedonija Gj.P me 29 pikë. Para Bregallnicës me 27 dhe Bashkimit me 26 pikë. Arsimi shtënë pozitën e katërt me 23 pikë.
Rezultatet e javës së 12-të: Boreci – Makedonija Gj.P 0-2, Bregallnica – Arsimi 2-1, Detonit Plaçkovica – Bellasica 2-1, Skopje – Bashkimi 2-1, Kozhufi –Ohri 0-0, Osigova – Pobeda 4-1, Vardari – Kamenica Sasa 0-1 dhe Vardarski – Novaci 0-2
Java e 13-të për shkak të obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e UEFA Liga e Kombeve, do të zhvillohet më 23 nëntor. Takohen: Arsimi – Boreci, Bashkimi – Kozhufi, Bellasica – Bregallnica, Kamenica Sasa – Vardarski, Makedonija Gj.P – Vardari (Neg),Novaci – Osogova , Ohri – Detonit Plaçkovica dhe Pobeda – Skopje