LIGA E PARË:  FITOJNË SHKËNDIJA, STRUGA TL DHE GOSTIVARI, BARAZON BESA, HUMBË SHKUPI DHE VOSKA SPORTI

Shaban Sinani

Në pasditen e sotme në gjashtë terreneve të ekipeve  të Ligës së parë u zhvilluan ndeshjet e javës së 14-të ku ekipet vendase korrën  fitore  në pesë takime  ndërsa  një ndeshje përfundoi me barazim pa gola ku  regjistruan  gjithsejtë 18 gola apo mesatarisht 3 gola  në çdo ndeshje.

Në një ndeshje me lojë  mesatare me raste por dhe gabime të shumta nga të  dyja  skuadrat  në  stadiumin e qytetit në Tetovë  Shkëndija  mundi  ekipin  AP Brera  me rezultatin  4-3. Autor  të golave ishin Adenis Shala, Florent Ramadani, Fiton Ademi   dhe Vane  Kërstevski, ndërsa për ekipin nga Strumica  shënuan Marjan Ristovski dhe  2 gola të  Ivkoviqit. Pas  ndeshjes trajneri Jeton Beqiri tha se nga kjo ndeshje është i kënaqur vetëm me fitoren.

 ‘’Jam i kënaqur me  tre pikët dhe fitoren kurse gjithçka tjetër me shumë pak gjëra gjatë ndeshjes s’jam i kënaqur realisht gabuan shumë. Nuk është tolerueshme  ekipe serioze  si puna jonë që jemi,  gabohemi dhe marrim tre gola  në shpi janë shumë. Por gjatë një kampionati ndodhë dhe ka momente edhe kështu ndeshje , thuajse të çmendura. Por nëpër gjithësi jam i kënaqur vetëm me fitoren dhe tre pikët kurse me lojën jo’deklaroi pas ndershjes trajneri Jeton Beqiri

 Nga ana tjetër trajneri i AP Brera, Gorazd Mihajllov falënderoi  vendasit për  mikpritjen  korrekte  dhe  uroi Shkëndijën për fitoren

 ‘’ Ndeshje e mirë për ta shikuar, urime  për vendasit  për  fitoren. I shfrytëzuan , na  nuk  ia  arritëm rastet e tyre. Megjithatë  përsëri  do të them është mirë që në këtë  teren dhe me  këtë publik  të luhet  futboll. Respektivisht  publiku vinë  shkaku i  futbollit  dhe  golave . Ishte  ferr  dhe korrekte  falënderim për skuadrën e Shkëndijës për  pritjen. Mendoj se ishte ndeshje ferr dhe korrekte  mund  të shprehim keqardhje  por  jeta  kalon më tej. Në Ligën tonë çdo ekip mund të  fiton çdo  kundërshtar’’  tha  trajneri Gorazd Mihajllov

Në arenën “Todpor Proeski” ekipi i Vardarit më në fund iu kthye fitores, kësaj radhe mundi Shlkupin me rezultat  3-2, në ndeshjen shumë interesante. Golat për Vardarin i shënuan Zakariq, Nikollkvski dhe Micevski, ndërsa për ekipin nga Çairi  shënuan Kanda dhe Ibishi. Kampioni në fuqi.

Struga Trim Lum i ka shkaktuar disfatën e parë Rabotniçkit këtë edicion, edhe atë vetëm në xhiron e 14-të. Në terren vendas në fund shënuam fitore minimale 1:0, duke iu falënderuar një goli të shënuar nga sulmuesi Lanre Kehinde gjatë pjesës së parë.

Në Kavadar sfida mes Tikveshi t dhe Besa e Dobërdollit,  përfundoi me barazim pa gola 0-0. Pas ndeshjes ushtruesi i detyrës trajner i ekipit Burim Sadiki , deklaroi: “Një ndeshje e vështir kundër  një kundërshtari kualitativ  arritëm  të marrim një pikë të rëndësishme. Besoj se ky rezultat pozitiv do të reflektoj  tek grupi dhe shpresoj  që dal nga dal  të ngrihemi  si ekip  dhe të arkëtojmë pikë të tjera  në ndeshjet e radhës. Shpresoj që këtë periudhe të kombëtareve  ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe në ndeshjen  e ardhshme kundër Rabotniçkit  të jemi sa më të përgatitur”  deklaroi Burim Sadiki.

Në ndeshjet tjera Gostivari deklasoi Voska Sportin me rezultatin 4:0,me  golat që I shënuan  Aldair, Diata dhe 2 gola Simonovski.  Sileksi triumfoi ndaj Pelisterit me shifrat 1:0, autor i golit ishte Dodev, me tre piokët e sotme Sileksi kryeson bashkë me Shkëndijën dhe Gostivarin.  

Tabelën e kryesojnë  Shkëndija, Sileksi  dhe  Gostivari me nga  27 pikë

Rezultatet e  javës së 14-të:

Vardari-Shkupi  3-2

 Struga Trim Lum  –Rabotniçki 1-0,

Shkëndija – Brera 4-3

 Sileksi – Pelisteri 1-0

 TikveshiBesa 0-0

 Gostivari – Voska Sport 4-0.

TABELA:  1. Shkëndija 27 pikë, 2.Gostivari 27, 3.Sileksi 27, 4.Rabotniçki 25, 5.Struga Trim Lum  25,  6.Shkupi 16, 7.Pelisteri 16, 8.AP Brera 15, 9.Besa  13, 10.Voska Sport 11, 11.Vardari 11, 12.Tikveshi 10 pikë

Në xhiron  e 15-të më 24 nëntor me fillim në ora 13:00,  takohen: AP Brera – Struga Trim Lum, Gostivari – Tikveshi, Pelisteri – Shkëndija, Rabotniçki – Besa, Shkupi – Sileksi, Voska Sport – Vardari

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *