Shaban Sinani
Stadiumi i klubit të futbollit Vëllazërimi që është simbol i futbollit kërçovar së shpejti do të merr një pamje krejtësisht tjetër nga ajo që ishte deri në ditën e sotme krejt fal investimit prej 1.3 milion Euro nga programi Hat Trick i UEFA-s, përfshirë edhe fushën ndihmëse me bar sintetik të vendosur më herët, po krijojmë një qendër të vërtetë sportive për të ardhmen. Kryetari I FFM-së Muamed Sejdini në profilin e tij zyrtar të fejsbuk ka shkruar.
“Sot në Kërçovë, bashkë me kryetarin e Komunës, z. Fatmir Dehari, shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e tribunës së re moderne në stadiumin e Vëllazërimit. Me rreth 1,500 vende, standarde ndërkombëtare dhe hapësira shoqëruese, ky projekt përmbush ëndrrën e një kompleksi futbollistik në qytetin tim të lindjes. Me këtë investim prej 1.3 milion euro nga programi Hat Trick i UEFA-s, përfshirë edhe fushën ndihmëse me bar sintetik të vendosur më herët, po krijojmë një qendër të vërtetë sportive për të ardhmen. Mirënjohje për z. Dehari dhe ekipin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe përgatitjen e shpejtë të dokumentacionit për realizimin e këtij projekti që do t’i shërbejë sportit dhe komunitetit tonë”.