LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJE TË ZJARTA NË STRUGË DHE SHKUP

Shaban Sinani

Java e 14-të në Ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën shkaku i obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet e vlefshme të UEFA Liga e kombeve. Ndeshje  të zjarrta  priten në Strugë dhe Shkup

Shkëndija  e Tetovës pas  barazimit xhiron e kaluar me Rabotniçkin në Shkup  të  shtunën është nikoqire e ekipit AP Brera të Strumicës ku konsiderohet  favorite   absolute  për të arkëtuar tre pikë.  Trajneri Jeton Beqiri i cili ka pasur probleme  me  disa  futbollist  të lënduar  si duket  kundër Brerës ka në kombinim edhe  sulmuesin Fiton Ademi por kësaj radhe  pa Besart Ibraimin e lënduar dhe Kamer Qaka i pezulluar. Megjithatë mbrojtësi Zija Merxhani shprehet optimist se kundër  ekipit nga Strumica do të arkëtojnë tre pikë të sigurta

 ‘’Po normal  pas lojës me Rabotniçkin kemi pasur një pauzë edhe këtë javë e kemi analizuar shumë mirë domethënë  ndeshjen me Brerën edhe besoj se skuadra  do japi  më të mirën nesër’tha  mbrojtësi Zija Merxhani

Edhe pse ekipi kuqezi në këtë ndeshje do të jetë e hendikepuar me dy mungesa , futbollisti  Zija Merxhani  shpreson se ekipi i tij do t’ia del. 

 ‘’ Normal që ndihet mungesa  e pjesës ofensive  po ne kemi treguar që  edhe  pa  pjesën ofensive  si me Rabotniçkin ku kemi pasur shumë  shanse për të shënuar gol ‘’ tha Merxhani

 Ndeshja  kryesore e  kësaj  jave  padyshim se  do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë kua  skuadra  vendase  sfidon  liderin në renditjen e tabelës Rabotniçkin. Vardari  në arenën ‘’Todor Proeski’’  është nikoqire ekipit  FC Shkupi , Gostivari në stadiumin ‘’Boris Trajkovski’’  në Maxhari  përballet me Voska Sportin  nganë Shkup . Të gjitha  ndeshjet e javës së 14-të zhvillohen nesër me fillim në ora 13:00.

Java  e 14-të takohen:

Shkëndija – AP Brera

Gostivari – Voska Sport

Vardari – Shkupi

Struga Trim Lum – Rabotniçki

Tikveshi – Besa

Sileksi – Pelisteri

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *