Shaban Sinani
Seleksionuesi Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kundër Letonisë më 14 nëntor dhe Ishujve Faroe më 17 nëntor në Shkup, në kuadër të Ligës C , grupi 4 të UEFA Liga e Kombeve
Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevskit për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, janë përfshirë 27 futbollistët në mesin e të cilëve janë edhe tre emra të ri, si Behar Feta , Marko Alçevskin dhe Sefer Eminin. Blagoja Milevski fillimisht para gazetarëve të pranishëm u dëshiroj mirëseardhje futbollistëve të ri.
‘’ Dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen dy fillestarëve, të cilët së bashku me Stojçevskin dhe Ilievskin, i cili tani nuk është me ne, i janë bashkuar gjeneratës së fundit të kombëtares nën 21 vjeç. Shpresoj që në të ardhmen të afirmohen dhe të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit që po ndërtohet” tha Milevski
Milevski më pas theksoi se ka probleme me futbollist të lënduar dhe nuk janë të sigurt se a mund të inkuadrohen në formacion duke menduar te Visar Musliu, Trapanovski dhe Kostadinov
“Kemi probleme me lojtarë të lënduar dhe nuk do të llogarisim në Tycho Kostadinov, dhe Musliu dhe Trapanovski janë pikëpyetje edhe pse janë në listë. Shpresoj që në ditët në vijim të gjithë të tjerët të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për ta vënë veten në funksion të skuadrës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe synimi ynë kryesor është të qëndrojmë në pozitën e parë. Gjithçka tjetër që do të na sjellin këto ndeshje do të jetë vetëm një plus nga ajo që u nxi në fillim të Ligës së Kombeve”,.deklaroi Milevski
Maqedonia e veriut pas katër ndeshjeve të zhvilluara në grupin 4 të Ligës C në kuadër të UEFA Liga Kombeve ka 3 fitore dhe 1 barazim dhe ka të sigurt pozitën e parë. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni luhet më 14 nëntor, ndërsa Maqedoni e Veriut – Ishujt Farore më 17 nëntor. Të dyja takimet zhvillohen në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup
LISTA E FUTBOLLISTËVE
PORTIERËT:
Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë)
Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (BiH)
Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki
Marko ALÇEVSKI – Hapoel Jerusalem (Izrael)
REPARTI I MBROJTJES:
Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani)
Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari)
Jovan MANEV – Adana Demirspor (Turqi)
Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly (Arabia Saudite)
Bojan DIMOSKI – Akron Tolyatti (Rusi)
Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi)
Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani)
Andrej STOJÇEVSKI – Zhilina (Sllovaki)
Behar FETA – Domžale (Slloveni)
Darko VELKOVSKI
REPARTI I MESFUSHËS:
Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi)
Jani ATANASOV – Krakov (Poloni)
Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani)
Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani)
David BABUNSKI – Dundee United (Skoci)
Sefer EMINI (Sonderjyske (Danimarkë)
REPARTI I SULMIT:
Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë)
Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke)
Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni)
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci)
Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë)
Dimitar MITROVSKI (Varaždin, Kroaci)
Kristian TRAPANOVSKI (Dundee United, Skoci)