MUNDJE: KM SHKUPI ME TRE MEDALJE KTHEHET TURNEU PRESTIGJIOZ “NEVROKOP” NË BULLGARI

Shaban Sinani

Klubi i mundjes Shkupi ditë më parë ishte në qytetin Goce Dellçev të Bullgarisë pjesë e turneut më prestigjioz edicioni i tretë me radhë “NEVROKOP” një ndër turnet  më prestigjioze në Evropë për kategorinë e moshave  U-15, ku morën pjesë më shumë se 400  mundës nga 14 vende evropiane. Klubi i mundjes Shkupi që drejtohet nga mjeshtri i këtij sporti Jasin Rexhallari u prezantua me 8 garues dhe regjistroi sukses të madh duke fituar tre medalje  një të artë, një të argjendtë dhe një bronzit.

Vendin e parë e fitoi Jusuf Zaimi  në kategorinë 26 kilogram, vendin e  dytë e ka fituar Rauner Ramadani  në kategorinë 28 kilogram dhe vendin e tretë e ka fituar Ilhan Murtezi në kategorinë 62 kg.

Paraqitje  të mire ka pasur edhe Zaim Zaimi i cili u deshtë të pajtohet me vendin e pestë në saje të referimit skandaloz të një arbitrit bullgarë.

Ky është një sukses i madh për klubin e mundjes Shkupi duke marrë parasysh konkurrencën shumë të madhe në këtë turne ku morën pjesë më shumë se 400 mundës nga 14 shtete si nga Bulgaria, Turqia, Moldavia, Rumunia, Uzbekistani, Greqia ,Letonia, Belgjika, Finlanda, Hungaria,  Irlanda , Taxhikistani, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *