Shaban Sinani
Pas disfatës në ndeshjen e javës së 13-të nga kampioni në fuqi Struga Trim Lum, trajneri i ekipit Besa, Berat Imeri ka ofruar dorëheqje të cilën drejtuesit e klubit e kanë pranuar. Kë e pohoi drejtori i ekipit Izair Emini, i cili pos tjerash tha:” Po është e saktë se pas disfatës 1-2 nga ekipi strugan, trajneri Berat Imerit dha dorëheqje duke e marrë përgjegjësinë për disfatën e sotme. ” tha ai. Lajmi p;r dorëheqjen e trajnerit Imeri tanimë është publikuar edhe nga ana e klubit në faqen zyrtare të frejsbuk. Kush do të jetë trajneri i ri i ekipi nga Besa të Dobërdollit aktualisht nuk dihet por njësitë sigurt se debutuesi në Ligën e parë është në krizë të rezultateve. Kujtojmë se ekipi Besa në 13 xhirot e zhvilluara ka të grumbulluara vetëm 13 pikë . Fillimisht ekipi startoi me Aleksandar Taneskin në 9-të xhirot e para ndërsa në katër xhiot e fundit ekipi u drejtua nga Berat Imeri .