Shahan Sinani
Nesër në program janë ndeshjet e xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor të kampionatit 2024/2025 në Ligën e parë të futbollit vendor. Sfida kryesore zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa takime të zjarta pritet të zhvillohen edhe në terrenet tjera të vendit.
Shkëndija në këtë fundjavë do të jetë mysafire e Rabotniçkit në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup në një ndeshje ku dy skuadrat luftojnë për kreun e tabelës .stadiumin kryeqytet në një duel që do të ketë “luftë” për kreun e tabelës. Derisa skuadra vendase në 12 ndeshjet e zhvilluara ka 6 fitore e 6 barazime pa asnjë disfatë, ekipi kuqezi ka 6 fitore 5 barazime dhe 1 humbje. Këto statistika janë barometër i mjaftueshëm që nesër të presim një super ndeshje. Këtë e paralajmëroi edhe trajneri Jeton Beqiri.
“Normalisht është një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat. Unë vetëm dua të komplementoj ekipin e Rabotniçkit për shkak se sipas mendimit tim është ekip I vetëm i cili e ka marrë maksimumin nga futbollistët që I ka, ndërsa të gjitha ekipet tjera mendoj ne që nuk e kemi mare maksimumin dhe gjithsesi se ne jemi ekip me eksperiencë jemi Shkëndija edhe Rabotnmiçki është ekip cilësorë dhe besoj që do të jete një ndeshje për tu pare dhe për tu shijuar. Normalisht ne jemi me problem për shkak të dëmtimeve por ndotsha kjo ndonjëherë forcon edhe moralin e skuadrës edhe karakterin e ndoshta besoj që do bëjmë një paraqitje të mirë “, deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Në stadiumin e qytetit në Gostivar ekipi Besa është nikoqire e kampionit në fuqi Struga Trim Lum. Në taborin e skuadrës vendase thonë se janë të përgatitur maksimalisht që kësaj radhe të arkëtojnë tre pikët shumë të rëndësishme pavarësisht se vinë pas dy disfatave radhazi duke u bazuar në atmosferën dhe motivimin pozitiv të skuadrës.
“Luajm në terren vendas dhe jemi maksimalisht të përgatitur për t’i marrë tre pikët. Normalisht kemi pasur një kalendar të ngjeshur, ku për dhjetë ditë kemi zhvilluar katër ndeshje. Ndoshta ka ndikuar edhe lodhja tek lojtarët, por ne jemi profesionistë dhe nuk kërkojmë justifikime. Pavarësisht dy humbjeve njëra pas tjetrës, ekipi ka karakter të fortë dhe besojmë se të dielën do të dalim me rezultat pozitiv. Luajmë në terren vendas dhe jemi maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar për t’i marrë tre pikët e ardhshme” ka deklaruar futbollisti Xhemali Esati i KF Besa
Por edhe nga tabori i mysafirëve shpresojnë se janë në ritmin e duhur sidomos pas barazimit me Shkëndijën dhe fitoren kundër Tikveshit në Kavadar, këtë e pohoi futbollisti Besmir Bojku.
“Sigurisht se na prêt një ndeshje e vështirë në Gostivar,, pasi Besa ka një ekip kualitativ por edhe ne do të shkojmë për pikat e plota në Gostivar, pasi jemi në ritmin e duhur dhe atmosfera në klub është shumë e mire.”deklaroi futbollisti Besmir Bojku
Një super ndeshje tjetër të dielën do të zhvillohet edhe në Çair ku do të përballen Shkupi dhe Gostivari. Ndërsa Voska Sport në Ohër do të takohet me Tikveshin e Kavadarit, përderisa në dy ndeshjet tjera takohen Brera – Sileksi dhe Pelisteri – Vardari.. Të gjitha ndeshjet zhvillohen t dielën me fillim në ora 13:00.
Në javën e 13-të, të dielën me fillim në ora 13:00, takohen:
AP Brera – Sileksi
Besa 1976 – Struga Trim Lum
Rabotniçki – Shkëndija
Shkupi – Gostivari
Voska Sport – Tikveshi
Pelisteri – Vardari