LIGA E DYTË: SOT ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 11-të. BASHKIMI NË KUMANOVË PËRBALLET ME OSOGOVËN, ARSIMI NË GOSTIVARË ME DETONIT PLAÇKOVICA

Shaban Sinani

 Dita e sotme  është e  rezervuar  për  ndeshjet e  javës së  11-të  të në Ligën e  dytë të futbollit vendor. Të gjitha takimet luhen në të njëjtën kohë pra sot me fillim në ora 13:00

Kampionati  në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor ku në  program janë disa ndeshje mjaftë tërheqëse.  Bashkimi në Kumanovë  është vendase ekipit të Osogovës nga Koçani ku pret të arkëton tre pikët e radhës për të vazhduar rrugëtimin e  sukseseve  për kreun e tabelës.

Në stadiumin e qytetit në Gostivar skuadra e Arsimit të Çegranit  është nikoqire e ekipit Detonit Pllaçkovica nga Radovishi, ku është favorite ndaj çdo rezultat tjetër pos fitores  do të ishte zhgënjim.

Derbi i kësaj jave zhvillohet në Gjorçe Pertove aty ku skuadra vendase përballet me liderin në renditjen e tabelës Bregallnicën e Shtipit, ndërsa në të gjitha sfidat tjera  ekipet  vendase konsiderohen favorite edhe pse nuk përjashtohet që të ketë ndonjë befasi.

 Të gjitha  ndeshjet  zhvillohen sot me fillim në ora 13:00, takohen:

Arsimi – Detonit Plačkovica

Bashkimi – Osogovo

Boreci – Vardari Neg

Makedonija Gj.P – Bregalnica

Novaci – Kamenica Sasa

Ohrii – Skopje

Pobeda – Vardarski

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *