Liga e dytë: Bashkimi dhe Arsimi  vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve

Shaban Sinani

Katër fitore të  skuadrave  vendase, dy barazime dhe  dy fitore të ekipeve  mysafire me gjithsejtë 26 gola të shënuar është epilogu i  tetë ndeshjeve  të xhiros së 11-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.

Bashkimi në Kumanovë ka shënuar fitore të thellë në përballjen me  ekipin Osogova nga Radovishi dhe tani me nga 26 pikë ndajnë pozitën e pare me Makedonija Gj.P.

Autor të golave  pë skuadrë e Bashkimit  në fitoren e thellë kundër Osogovës ishin: Memetriza Hamza 2 gola, Husein Demiri 2 gola  dhe Agan Sulimani 1 gol.

Fitore   të rëndësishme  ka shënuar edhe  ekipi I Arsimit të Çegranit  në stadiumin e qytetit në Gostivar  kundër ekipit  DEtonit Pllaçkovica  2-1  me golat që I kanë shënuar  Argjend gafuri dhe Shefiot Shefiti.  Në faqn e fejsbuk të KF Arsimit  pas kësaj fitore  shkruan: “Fitore e madhe, e jashtëzakonshme, jetike e djemve tanë në derbin e madh të ligës ndaj Detonit Plaçkovicës me rezultat 2-1.

Ndeshje derbi e vërtetë, me një paraqitje dinjitoze të të dy ekipeve, djersë dhe shumë luftë, por në fund me një fitues LUANAT VERDH E ZINJË”.

Rezultatet  e javës së 11-të:

Arsimi – Detonit Plačkovica 2-1

Bashkimi – Osogovo    5-1

Bellasica – Kozhufi  0-0

Boreci – Vardari Neg  1-2

Makedonija Gj.P – Bregalnica 3-0

Novaci – Kamenica Sasa  0-1

Ohrii – Skopje  1-1

Pobeda – Vardarski  6-2

TABELA:  1. Makedonija Gj.P 26 pikë, 2.Bashkimi 26, 3.Bregallnica 24, 4. Arsimi 23, 5.Ohri 20, 6.Kozhufi 17, 7. Bellasica 16, 8.Detonit Plaçovica 15, 9.Kamenica Sasa  15, 10.Pobeda 13, 11. Vardari (N) 11, 12.Novaci  11, 13.Skopje 10, 14.Osogova  5, 15.Boreci 5, 16.Vardarski 2 pikë

Java e  12-të luhet më 10 nënëtor, me fillim në ora 13:00, takohen: Boreci – Makedonija  Gj.P, Bregallnica – Arsimi, Detonit Plackovica – Bellasica, Skopje – Bashkimi, Kozhufi – Ohri, Osogova – Pobeda, Vardari – Kamenica Sasa  dhe Vardarski – Novaci

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *