Shaban Sinani
Gjashtë fitore tave vendase dhe tre tåatyre mysafire është epilogu I ndeshjeve të raundit të shtatë në Euroligën e basketbollit të meshkujve. Ndeshjet e raundit të shtatë të Euroleague kanë dhuruar mjaft surpriza, duke nisur nga emri i ekipit që kryeson renditjen. Pas kompletimit të raundit të shtatë tabelën e kryeson skuadra lituaneze Zalgiris Kaunas me 6 fitore dhe vetëm një humbje. Në ndeshjen e xhiros së 7-të Zalgiris fitoi në sekondat e fundit ndaj Monacos me rezultatin 63-62. Në kë xhiro ka zhgënjyer Barcelona, që pësoi disfatë nga Olympiacos në Athinë me rezultatin 95-74
Humbja e katërt këtë sezon për Real Madrid, që u mund 79-78 nga Maccabi në fund të një ndeshje emocionuese. Jashtë fushe fiton ekipi kampion i Panathinaikos, që mundi 81-77 Crvena Zvezda.
Rezultatet e raundit të 7-të
Alba Berlin – Anadolu Efes, 70-86
Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 79-78
Olympiacos – Barcelona, 95-74
Armani Milano – Virtus Bologna, 99-90
Fenerbahce – Partizan Beograd, 89-72
Zalgiris Kaunas – Monaco, 63-62
Villeurbanne – Bayern Munich, 71-84
Crvena Zvezda – Panathinaikos, 77-81
Paris Basket – Baskonia Gasteiz, 67-65