LIGA E PARË: FITORE PËR SHKËNDIJËN, STRUGA TL, VOSKA SPORT, BARAZOJNË GOSTIVARI DHE RABOTNIÇKI, HUMBË VARDARI

SHABAN SINANI

Dy  fitore të  ekipeve  vendase, dy barazime  dhe  dy  fitore të ekipeve mysafire  me 11 gola të shënuar  dhe  një kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve  të javës  së  12-të në Ligën e parë të  futbollit vendor. Tabelën e kryeson Rabotniçki me 24 pikë e ndjekur nga  Shkëndija që ka 23.

 Në stadiumin e qytetit në Tetovë para   numrit shumë të vogël të tifozëve në një lojë tipike  kampionate ekipi i Shkëndijës  shënoi  fitore  2-1 ndaj ekipit Besa  të Dobërdollit. Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Florent Ramadani në minutën e 14  dhe  Besart Ibraimi  në minutën e  23-të.

  Ndërsa  golin për ekipin Besa e  shënoi Bashkim Velija . Fitorja  e ekipit  kuqezi në këto momente është më e rëndësishme  se çdo gjë tjetër pasi  me  tre  pikët  e fituara tani  me  23 pikë  përforcohet në pozitën e dytë  me  një pikë më pak se  lideri  ekipi i Rabotniçkit këtë e pohoi edhe  trajneri Jeton Beqiri

 ‘’Pas tre barazimeve neve na na duhej fitorja dhe presioni ishte i pranishëm. Kemi edhe futbollistë jashtë (lëndime) dhe humbim tjerë futbollistë gjatë ndeshjes, por kalendari i ndeshjeve është i ngjeshur dhe ne edhe i kemi pritur këto problematika. Futbolli për atë është i bukur, sepse është i paparashikueshëm dhe për sot rëndësi kishte vetëm fitorja.” Deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Ekipi Besa në këtë ndeshje luajti guximshëm por nuk arriti të nxjerr më tepër se një disfatë të ngushtë. Këtë e pohoi edhe ndihmës trajneri  Burim Sadiki i  cili  tha se  barazimi nga  ky takim  do të ishte  epilogu më real

Fitore  të rëndësishme në xhiron e  12-të shënoi kampioni në fuqi  Struga Trim Lumë  në transfertë kundër Tikveshit në Kavadar 1-0 me golin e Ilievskit në minutën e 88-të. Kjo  fitore  dhe barazimi  i para tre ditëve me  Shkëndijën në Tetovë, mbanë garë për të mbrojtur titullin kampion ekipin e Qatip Osmanit .

Ndërkohë në Ohër, Shkupi është mundur nga Voska Sport me shifrat 3:1. Jahja shënoi golin e parë për ekipin nga Ohri, teksa dy golat tjerë erdhën nga Jahiji dhe Vukoviq, përderisa për Shkupin rrjetën e gjeti Tamba.

 Gostivari  në përballjen me Pelisterin nxori vetëm barazim pa  gola 0-0, ndërsa  Vardari sërish zhgënjeu në arenën ‘’Todor Proeski’’  duke  humbur nga  AP Brera  0-1.

 Pas  kompletimit të jav[s së 12-të  tabelën e kryeson Rabotniçki me  24 pikë, para  Shkëndijës që ka 23, Gostivarit dhe Sileksit  me  nga 21 pikë.

 REzultatte e javës së 12-të

Gostivari – Pelisteri   0-0

Shkëndija – Besa    2-1

Sileksi – Rabotnioçki  1-1

Tikveshi – Struga Trim Lum  0-1

Vardari – AP Brera   0-1

Voska Sport – Shkupi 3-1

  Tabela: 1. Rabotniçki 24 pikë, 2.Shkëndija 23, 3. Sileksi  21, 4.Gostivari 21, 5.Struga Trim Lum 19, 6.Shkupi 16, 7.AP Brera 15, 8.Pelisteri 13, 9. Besa 12, 10.Voska Sport 10, 11.Vardari 8, 12.Tikveshi 8 pikë.

 Në javën e 13-të më 3 nëntorër, takohen:

AP Brera – Sileksi

Besa 1976 – Struga Trim Lum

Rabotniçki – Shkëndija

Shkupi – Gostivari

Voska Sport – Tikveshi

Pelisteri – Vardari

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *