Tirana , për disa ditë rresht do të jetë mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur,konkretisht për senior në peshat jo Olimpike,ku pritet të marrin pjesë afër 300 garues nga vende të ndryshme të botës ,që do të zhvillojnë garat në 12 pesha në stilin e lirë, stilin greko-romak dhe në konkurrencë të femrave.
Në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv ,Maqedonia e veriut do të përfaqësohet nga mundësit e klubit Liria, Besir Alili do të garojë në kategorinë deri më 61 kg, Fati Vejseli deri më 70 kg dhe Rexhep Hajdari do të konkurrojnë në kategorinë deri më 90 kg,ndërsa pjesë e reprezentuesve është edhe mundësi Ahmet Mogamedov në kategorinë deri 79 kg. me ekspeditën e mundësve ka udhëtuar nënkryetari i federatës s mundjes së vendit tonë Ahmet Ademi dhe trajneri i reprezentuesve Abaz Emini, i cili në prononcimin për mediumet, ka thënë se ekipi nuk është i përgatitur maksimalisht, shorti nuk ishte në fatin e garuesve tanë dhe pritshmërisë nga ky eveniment i madh sportiv duhet të jenë reale, ndërsa rezultat më të mirë pritet nga Fati Vejseli që aktualisht është në formën më të mirë. Ishte trajneri i vendit tonë Abaz Emini lidhur me Botërorin e mundjes për seniorë, në kategoritë jo olimpike, që mbahet nga dita e sotme deri më 31 tetor në Tiranë, ku nuk do të mungojnë yjet e mundjes botërore si ish-kampionë olimpikë si Jordan Burougs, Dejvid Tajllor, Abdulrashid Sadulaev dhe Kinjo Risako.