Shaban Sinani
Nga data 27 – 29 Shtator 2024, në qytetin e Tivarit të Malit Zi u zhvillua Kampionati i 33 Ballkanik për Atletët Veteran e master mbi 35 vjeç
Në këtë kampionat morën pjesë rreth 630 atlet nga 13 vende Ballkanike dhe disa atlet të ftuar nga disa shtete tjera.
President i Shoqates Atleteve Veterane te Shqiperise, Rudin Bektashi i cili udhëhoqi ekipin shqiptar në këtë Ballkaniadë për atletët veteran u shprehë i kënaqur me përfaqësimin dhe rezultatet e shënuara me që u fituan 27 medalje prej të cilave 16 të arta, 4 të argjendit dhe 7 të bronzta. “Ekipi shqiptarë u përfaqësua me 20 atletë veteranë prej të cilëve 17 në kategorinë e meshkujve dhe 3 në kategorinë e femrave të cilët me dinjitet përfaqësuan vendin duke fituar 27 medalje, 16 të arta, 4 të argjendit dhe 7 të bronzta krejt në garat individuale, ndërsa u fituan edhe garat grupore si në garen e stafetave :
4 Vende të para dhe medalje ari kategoria M 65 vjet në stafetën 4 x 100.
4 Vende të treta dhe medalje të bronzit kategoria M 65 Stafeta Ballkanike 800m 400m 200m 100m
4 Vende të dyta dhe medalje të argjendta në kategorinë M40 4 x 100m
4 Vende të dyta në kategorinë M 40 Stafeta ballkanike 800m 400m 200 m 100 m
Pra në total Shqipëria është stolisur me gjithsejtë 39 medalje prej të cilave 20 të Arta, 8 medalje të argjendta dhe 11 medalje të bronzta “ tha Rudin Bektashi president i Federatës së atletëve veteran të Shqipërisë.
Atletet me te mirë ishin:
MESHKUJ
Bledar Mesi me 4 medalje të arta dhe 2 medalje të argjendit
Xhavit Derhemi me 4 medalje të arta
GentjanMuca me 2 medalje të arta dhe 1 medalje bronzi.
FEMRA
Halide Bektashi e me 1 medalje të art
Monika Bakllava me 1 medalje të argjendt
„Të gjithë atletët treguan shpirtin e tyre të sakrificës dhe rezultatet ishin shumë të mira krahasuar me numrin e atleteve pjesemares me vendet e tjera Ballkanike. Vërtet ishte një festë e vërtetë sportive. U zhvillua edhe një cermoni ku u nderuan me kupa atletët më të mirë, ata me pjesëmarje me të madhe si dhe atletët më të moshuar. Thjesht ishte një festë e madhe ku mbizotëroi sporti dhe miqësia“ tha presidenti i Shoqates Atleteve Veterane te Shqiperise, Albanian Master Athletes AMA , Rudin Bektashi