Shaban Sinani
Nga dita e sotme deri të dielën në Palestrën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup mbahet kampionati Ballkanik i Mundjes “Shkupi 2024”, për kategoritë U-15, U-17 dhe U-20 ku marrin pjesë 550 mundës prej të cilëve 400 në kategorinë e meshkujve dhe 150 në atë të vajzave nga 11 shtete Ballkanike
Sot në ditën e parë në program janë garat eliminatore në të gjitha kategoritë si në atë meshkujve ashtu edhe në ato të vajzave . Në reprezentacionin e Maqedonisë së veriut janë edhe tre garues nga Klubi i mundjes Shkupi që drejtohet nga trajneri Jasin Rexhallari
“Klubi ynë garon me tre garues që e përfaqësojnë reprezentacionin e Maqedonisë. Ku shpresojmë se pasi janë shumë të përgatitur. Kanë pasur përgatitje edhe jashtë shtetit por edhe me reprezentacionin e Maqedonisë. Sigurisht se shpresoj që këto tre garues por edhe garuesit tjerë të reprezentacionit të korrin sukses dhe të marrin medalje nga Kampionati Ballkanik”,deklari trajneri Jasin Rexhallari.
Në këtë kampionat ballkanik të mundjes pjesë e reprezentacionit të Kroacisë është e edhe Ajla Kadriji nga Dobërdolli i Gostivarit e cila jeton me prindërit e saj në shtetin kroat..
“Unë jam Ajla Kadiji. Jam në kampionatin ballkanik dhe e përfaqësoj Kroacinë në kategorinë mbi 50 kg.. Presim suksese që të kalojmë mirë”.
Në mesin garueseve në këtë kampionat Ballkanik të mundjes në kategorinë e vajzave optimiste shprehet edhe mundësia shqiptare Çelestina Gjuraj.
“Pres medaljen e parë. Do garoj në kategorinë 53 kilogram në moshën U-17” tha mundsja shqiptare
Në këtë kampionat Ballkanik të mundjes për djem dhe vajza marinë pjesë 550 garues nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bullgaria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Sllovenia , Rumunia , Moldavia dhe nikoqirët Maqedonia e Veriut. Sipas organizatorit sot dhe nesër zhvillohen garat eliminatore të gjysmëfinaleve ndërsa të shtunë dhe të dielën ndeshjet finale. Hapja zyrtare e këtij Kampionati Ballkanik është caktuar për të premten në ora 18:00.