Shaban Sinani
Seleksionues i Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka shpallur listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për dy ndeshjet e ardhshme kundër Letonisë dhe Armenisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Në listën e 25 futbollistëve, futbollisti mbrojtës i Zhilinës sllovake, Andrej Stojçevski, është ftuar për herë të parë
Bllagoja Milevski – seleksionues i Maqedonisë:
“Sa i përket listës, fatkeqësisht sërish kemi disa lëndime të futbollistëve që ishin të paplanifikuara. Trapanovski nuk do të luajë për shkak të lëndimit në stërvitje. Ai do të duhet të pushojë për katër deri në gjashtë javë. Shpresoj që Trajkovski të jetë i gatshëm dhe i disponueshëm për ne. Fatkeqësisht, Darko Velkovski nuk ka klub dhe më vjen keq që nuk është në formën e dëshiruar. Nuk jam i kënaqur me statusin e Ellezit në ekipin e Bochumit. Ai është profesionist dhe do të bëjë më të mirën për t’u vendosur në klub. Ne kemi nevojë për një lojtar të tillë, ai ka qenë me ne në grumbullimet e kaluara dhe sigurisht ne llogarisim tek ai në të ardhmen”.
“Kemi probleme me mbrojtjen, sidomos me kartonët e verdhë dhe për këtë është thirrur Stojçevski të jetë pjesë e rotacionit. Shpresoj që të tjerët të jenë të shëndetshëm para së gjithash dhe më pas të jenë në gjendje të vendosin veten në funksion të ekipit. Për momentin gjëja më e rëndësishme për mua është shëndeti i futbollistëve. Nuk mund të flasim për formë konkurruese, kemi tre vjet që po ndërtojmë ekipin dhe nuk jemi në gjendje të ndryshojmë çdo takim. Ata futbollistë që thirren janë më të mirët për momentin, pavarësisht formës. Ata janë gjithmonë këtu për Maqedoninë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Na presin edhe katër ndeshje të tjera, secila prej tyre është po aq e rëndësishme. Tani po luajmë jashtë me Letoninë dhe Armeninë. Më gëzon fakti dhe shpresoj të mbetet kështu që gjithçka varet nga ne. Do të jemi të kënaqur nëse edhe pas këtyre ndeshjeve jemi në vendin e parë, ku jemi tani”.
Pas dy xhirove të para, Maqedonia është kryesuese në grup me katër pikë, para Armenisë dhe Letonisë, të cilat kanë nga tre.
LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR NGA MILEVSKI
Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kundër Letonisë në Riga (10 tetor) dhe Armenisë në Jerevan (13 tetor) nga Liga Kombeve.
Në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevskit për dy ndeshjet janë përfshirë 25 lojtarët e mëposhtëm:
PORTIERËT:
Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë)
Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (BiH)
Igor Aleksovski – Rabotniçki
MBROJTJTËSIT:
Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani)
Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari)
Jovan Manev – Adana Demirspor (Turqi)
Ezgjan Alioski – Al Ahli (Arabia Saudite)
Bojan DIMOVSKI – Akron Tolyatti (Rusi)
Ahmed ILJAZOVSKI – Hvidore (Danimarkë)
Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi)
Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani)
Andrej STOJÇEVSKI – Žilina (Sllovaki)
MESFUSHORË:
Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi)
Jani ATANASOV – Krakov (Poloni)
Tihomir KOSTADINOV – Piast Gliwice (Poloni)
Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani)
Isnik ALIMI – Sepsa (Rumani)
David Babunski – Dundee United (Skoci)
Dimitar MITROVSKI – Varaždin (Kroaci)
SULMUES:
Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë)
Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke)
Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni)
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci)
Lirim QAMILI – Sonderiske (Danimarkë)
Mario ILIEVSKI (CSKA Sofje 1948)
Grumbullimi i përfaqësues së Maqedonisë është caktuar më 7 tetor në Shkup. Në grupin e Ligës së Kombeve, në dy ndeshjet hapëse, Maqedonia shënoi një barazim (1:1) në Ishujt Faroe dhe një fitore në Shkup kundër Armenisë (2:0).