Në manifestimin “Ditët e Pakicave Kombëtare të Zagrebit”, mē 29.09.2024, në Parkun Zrinjevac, Shqiptarët u prezantuan nga grupi folklorik i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi nën udhëheqjen e Gentiana Lleshdedaj! Të cilët para publikut u prezantuan me një program të pasur kulturor-artsitik. Këngët dhe vallet e bukura shqipe dhe veshjet tradicionale të trojeve tona ngjallën një interesim të madh të publiku. Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe
18 pakica kombëtare: shqiptare, boshnjake, malazeze, çeke, hungareze, maqedonase, rome, sllovene, serbe, bullgare, polake, ukrainase, ruse, rusine, sllovake, italiane, turke, hebreje, dhe prezantuan, veshjet popullore, krijimtarinë foklorike e muzikore, botime e materiale të tjera promovuese, si dhe ushqime tradicionale.
Manifestimet janë një mundësi e mirë jo vetëm për të ruajtur kulturën dhe traditën shqiptare, por edhe për të dëshmuar se kemi një pasuri të madhe kombëtare.