Shaban Sinani
Shkolla e shahut “ANPASAN” që vepron në kuadër të klubit të shahut me të njëjtin emër, me seli në Tetovë, ka filluar me projektin hapjen e shkollave të shahut në Shkup, Strugë dhe në Tetovë. Ky program realizohet me trajnerë të licencuar (ECU) dhe tekste të përgatitura nga shahistë profesionist.
Klubi i Shah-ut ANPASANS me seli n ë Tetovë, këtë vit shënon pesë vjetorin e themelimit të saj, ku gjatë kësaj periudhe pesë vjeçare ka shënuar suksese që janë për tu respektuar. Por drejtuesit e krahas këtyre sukseseve janë duke realizuar një projekt madhor hapjen e shkollave të shahut pothuajse në të gjithë vendin.
“E pamë të arsyeshme që të hapim edhe shkolla shahu që e kemi në plan-program në të gjithë Maqedoninë të shtrimë shkollën e shahut, falë përkrahjes të Vizioni-M, që na ndihmon lidhur me këtë projekt . Për momentin kemi hapur shkollë të Shah-ut në Shkup, Strugë dhe në Tetovë që funksionin shkolla e shahut që 3 vite. Kemi në plan të hapim edhe Manastir , Kumanovë, Kërçovë e kështu me radhë.“ deklaroi Nazmidin Imeri nga KSH Anpasan.
Me hapjen e këtyre shkollave të Shahut sipas Nazmidin Imerit interesesimi i të rinjëve është i kënaqshëm si në Tetovë ashtu edhe në Shkup deh Strugë
“Si për fillim mund t’ju njoftoj se në Strugë deri tash aplikimi ka arritur mbi 20, gjithë ashtu edhe në Shkup edhe në Tetovë mbi 20 është numri“ tha Nazmidin Imeri
Marrë parasysh se shahu në RMV është pjesë e sistemit mësimorë vite me radhë, klubi i shahut “Anpasan” këtë aktivitet në dy vitet e fundit e ushtron në shkollat e Tetovës.