Pas disfatës në ndeshjen kundër Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski” me rezultatin 2-1, trajneri I FC Shkupi Matija Mirkov ka vendosur të japë dorëheqje nga pozita e trajnerit përgjegjës. Mirkovi i cili para se të emërohet trajneri përgjegjës ishte trajner i portierëve por pas largimit të Ernrest Gjokës ai u emërua trajner i parë, Por me rezultatet e arituar në ndeshjet që ishe trajner i parë nuk ka kënaqur sidomos me barazimin ndaj Besës dhe disfatës nga Rabotniçki. ndaj edhe është dorëhequr
Kryesia e klubit ka pranuar dorëheqjen e trajnerit Matija Mirkov, duke e falënderuar për kontributin e tij deri më tani si ndihmës trajner, por edhe si krye trajner, dhe duke i dëshiruar shumë suksese në karrierën e tij. Kush do ta drejtoj ekipin në ndeshjen e radhës pritet të shihet.