Shaban Sinani
Skuadra kampione e Struga Trim Lum, sot në stadiumin e qytetit në Strugë në kuadër të javës së 8-të sezonit vjeshtor do të përballert me liderin në renditjen e tabelës ekipin e Gostivarit. Kjo ndeshkje për struganën vjenë pas disa rezultateve jo të kënaqëshme, ndaj edhe fitorja do të ishte e mirëseardhur për kthimin e vetëbesimit në ekipin që e drejton trajneri Qatip Osmani.
Kapiteni i ekipit Ard Kasami në pritje të ndeshjes së sotme me Gostivarin u shprehë optimist se kësaj radhe pikët do të mbeten në Strugë:
“Në fundjavë përballemi me ekipin e Gostivarit. Duke pasur parasysh se gëzojnë një formë të mirë dhe kanë futbollistë kualitativ, besoj se do të jetë një ndeshje e rëndë. Jemi të vetëdijshëm se ekipi ndodhet në një krizë, kur janë në pyetje ndeshjet e fundit, mirëpo jemi duke punuar maksimalisht për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve, pasi qëllimet tona dihen, të jemi në krye të tabelës së klasifikimit, ashtu edhe siç i ka hije një skuadre kampione” deklarloi Ard Kasami.
Ndeshja Struga Trim Lum – Gistivari, luhet sot në sytadiumin e qytetit në Strugë, me fillim në orën 14:00