NË TETOVË “SUPERNDESHJA” SHKËNDIJA – VARDARI NË TETOVË
Shaban Sinani
Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 8-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor. Krye ndeshje e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Vardarit, ndërsa Besa e Dobërdollit në Gostivar takohet me Voska Sport. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.
Ndeshja Shkëndija – Vardari si gjithmonë edhe kësaj radhe pritet të jetë në nivelin që dëshirojnë adhuruesit e futbollit prandaj pritet që tribunat e stadiumit të jenë përplot me tifozë në përkrahje të ekipit të zemrës. Futbollisti Klisman Cake thotë se pretë një ndeshje me atmosferë të lartë sportive dhe fton tifozët që të mos bien pre e provokimeve
“Është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne. E presim me një atmosferë të mirë edhe presim që të fitojmë pasi që e dimë të gjithë lojtarë e gjithë qyteti se çfarë rëndësie ka ajo ndeshje për ne. Është derbi për ne dhe do japim maksimumin. Publikun e dimë që do të jetë në numë të madh dhe i presim të na mbështesin dhe të mos bien pre i provokimeve që mundohen gjithmonë të na bëjnë ekipit tonë si brenda dhe jashtë fushe, por të na mbështesin neve të arrimë fitoren. Se e vetmja mënyrë q mund të na ndalin janë provokimet“ deklaroi Klisman Cake
Në stadiumin e Gostivarit, Besa e Dobërdollit është nikoqire Voska Sportit. Vendasit janë të motivuar pas pikës së madhe të fituar të mërkurën në Çair kundër Shkupit dhe për ndeshjen e nesërme mendojnë vetëm në fitore dhe tre pikët. Futbollisti i mbrojtjes Mexhit Neziri fton publikun që në numër sa më të madh të jenë në përkrahje të ekipit për të mundur ekipin Voska Sport.
“Nga kjo ndeshje mund të presim se ekipi do të japi maksimumin, do të japim më të mirën nga vetja që të dalim fitues nga kjo ndeshje. Si që cekët edhe ju, patëm një rezultat shumë të mire kundër Shkupit duke ditur se është një terren shumë i vë shtirë. Besoj dhe shpresoj se kjo pikë dhe loja e mirë që e bëmë të jetë një kthesë për në të ardhmen dhe për në fillim të mbledhim pike dhe të fitojmë pike e radhës “ deklaroi Mexhit Neziri.
Në ndeshjet tjera veçohet përballja që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë ku përballen Struga Trim Lum – Gostivar, ndërsa në arenën “Todor Proeski“ takohen si dhe Rabotniçki – Shkupi. Në Strumicë AP Brera është nikoqire e Pelisterit, ndërsa Tikveshi në Kërçovë është nikoqire e Sileksit. Të gjitha ndeshjet luhen të dielë me fillim në ora 14:00
Takohen:
Shkëndija – Vardari
Besa e Dobërdollit – Voska Sport
Struga Trim Lum – Gostivari
Rabotniçki – Shkupi
AP Brera – Pelisteri
Tikveshi – Sileksi