Ndeshja derbi midis kampionit në fuqi Struga Trim Lum dhe liderit actual në renditjen e tabelës Gostivari, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 14:00. Dyert e stadiumit do të jenë të hapura orë më parë, me qëllim që të gjithë tifozët e interesuar me kohë të pozicionohen në vendet e tyre në shkallët e stadiumit, aty ku besojmë se do të kemi një përkrahje të madhe nga ana e juaj dhe se së bashku do të festojmë në fundin e ndeshjes.
Kjo fundjavë na e servon ndeshjen derbi me liderin aktual, KF Gostivarin. Do të jetë një test i mirë ky për skuadrën tonë për të dëshmuar epitetin e kampionit dhe se vërtetë skuadra posedon cilësi dhe forcë për tu rikthyer në rrugën e duhur…
Gostivari është kundërshtari ynë i rradhës në kampionat. Ata në Strugë udhëtojnë pas një serie prej 7 ndeshjeve pa humbje, që i sheh ato si lider. Është ky një paralajmërim për skuadrën tonë, që duhet të ketë një qasje shumë më serioze dhe se pikërisht ndaj një kundërshtari të tillë, do të tregojmë fytyrën e vërtetë, fytyrën e kampionit.
Në pritje të kësaj ndeshje derbi trajneri Qatip Osm,ani, për faqeen zyrtare të klubit ka deklaruar: “Ndeshje derbi, ndeshje ku nuk dueht të gabojmë. Pas këtyre rezultateve të fundit edhe neve si staf, por edhe lojtarët nuk ndjehemi mirë, mirëpo shpresojmë se pikërisht nesër do të ndodh ajo kthesa dhe se do të lidhim një seri të rezultateve pozitive”.
Gostivari në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni ka regjistruar 4 fitore dhe 3 barazime dhe aktualisht me 15 pikë mban pozitën e parë në renditje. Ata në Strugë udhëtojnë pas një fitore të madhe ndaj Shkëndijës së Tetovës (3:1), derisa paraprakisht kishin mundur edhe Sileksin në Kratovë.
Në ndeshjen e nesërme Gostivari do të duhet të luaj pa shërbimet e sulmuesit Elvis Mashike, teksa vendin e tij me shumë gjasa do ta zë Marko Simonovski.
Ndeshjen Struga Trim Lum – Gostivari që luhet të dielën në ora 14:00, do ta drejton arbitri nga Shkup : Marjan Mlladenovski