Shaban Sinani
Drejtuesit e klubit të futbollit Besa e Dobërdollit si duket përfundimisht kanë vendosur për shefin e ri të stafit teknik e ai do të jetë Goce Sedloski, i cili zyrtarisht do të prezantohet gjatë ditës së hënë. Kjo do të thotë se ndeshjen e javës së tetë Besa – Voska Sport ekipin do ta drejtoj u.d. trajneri Burim Sadiki.
Trajneri 50 vjeçar gjatë karrierës së tij si trajner ka punuar në KF Vardar, FC Shkupi dhe KF Rabotniçki, ndërsa ka drejtuar për disa muaj edhe Vllaznimi e Shkodrës.