Shaban Sinani
Pas largimit të Aleksandar Tanevskit nga posti trajner përgjegjës në KF Besa të Dobërdollit, drejtuesit e klubit akoma nuk kanë vendosur se kush do të jetë shef i ri i stafit i ekipit nga Dobërdolli edhe pse që të dielën në kuadër të javës së tetë do të përballen me ekipin e Voska Sport.
Edhe pse askush nga ekipi Besa nuk deklarohet për emrin e trajnerit të ri, në kuluare të ndryshme përfolët se 90 %, trajner i ri i KF Besa do të jetë ish trajneri i Vardarit, Shkupit dhe Rabotniçkit, Goce Sedloski. Kjo më së miri do të shihet në ndeshjen e së dielës në stadiumin e Gostivarit në bankinë do të jetë U.D trajner Burim Sadiki apo Goce Sedloski si shef i ri
Kujtojmë se Besa e Dobërdollit në shtatë xhirot e deri tanishme ka 1 fitore, 2 barazime dhe 4 disfata . Të shpresojmë se pas pikës së fituar kundër Shkupit në Çairi, Besa do të nisë rrugëtimin e sukseseve.