Shaban Sinani
Një fitore e vendasve, tre barazime dhe katër fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt me 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Arsimi iÇegranit kthehet me fitore të madhe ndaj Pobedës në Prilep me rezultat 1-2, me golat e Albin Ramadanit dhe Besart Rexhepit. Fitorja u arrite me një lojë shkëlqyeshme të futbollistëve të trajnerit Vildan Saliju sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes duke fituar 3 pikë shumë të mëdha në një terren shumë të rëndë.
Këtë fitore ekipi i Arsimit ia dedikon trajnerit Labinot Musliu i cili sot feston ditëlindjen .
Nga ana tjetër Bashkimi në Kumanovë barazoi me Bellasicën duke luajtur 1-1
Liga e dytë: Java e 4-të, Rezultatet:
Bashkimi – Belasica 1-1
FK Skopje – Kozhufi 1-1
Kamenica Sasa – Borec 2-0
Novaci – Makedonija Gj.P 0-0
Osogova – Detonit Plaçkovica 1-3
Pobeda – Arsimi 1-2
Vardari (N) – Ohri 0-1
Vardarski – Bregallnica 1-2
Tabela: 1.Bregallnica 13 pikë, 2.Arsimi 12, 3, Makedonija Gj.P 11, 4.Kozhufi 11, 5 Detonit Plaçkovica 10, 6.Bashkimi 10, 7.Novaci 7, 8.Skopje 6, 9.Kamenica Sasa 5, 10.Pobeda 4, 11.Bellasica 4, 12.Vardar (N) 4, 13.Ohri 4, 14.Boreci 3, 15.Vardarski 2 , 16.Osogova 2 pikë
Në xhiron e 6-të, më 28 shtator (e shtunë), në ora 14:00, takohen: Skopje – Bregallnica , Kamenica Sasa – Arsimi, Kozhufi – Detoniot Plaçkovica, Novaci – Bellasica, Osogova – Boreci, Vardar i(N) – Ohri, Pobeda – Ohri, Vardari (N) – Bashkimi,, Vardarski – Makedonija Gj.P