Shaban Sinani – Ulqin
Reprezentacioni i Tetovës që drejtohet nga seleksionuesi Ismail Ismaili, pas fitores së sotme 3-1 kundër reprezentacionit të Pejës siguroi pozitën e tretë në edicionin e 19-të Turneu Mbarëkombëtar I futbollit për fëmijë U-15 që mbahet në Ulqin.
Autor të golave për Tetovën ishin Nevzat Asani 2 gola dhe Soner Rakipi 1, ndërsa golin e vetëm për Pejën e shënoi Valton Fekaj.
“Urime për djelmoshat të cilët kundër Pejës patën paraqitje të shklëlqyeshme” THa koordinatori për Tetovë Muzafer Livoreka.
Kujtojmë se në finale përballen Ulqini – Durrësi.