Shaban Sinani
Pas pauze tre javore të dielën vazhdon kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor me ndeshjet e javës së pestë, ku ka disa ndeshje mjaftë interesante. Arsimi i Çegranit në stadiumin e Gostivarit është nikoqire e ekipit Novaci ku konsiderohet favorite absolute. Trajneri Vildan Saliu si në çdo takim tjetër nga futbollistët e tij kërkon që të japin më të mirën nga vetja e tyre për t’ia arritur qëllimin “Vetëm me angazhim maksimal mund të arrijmë te rezultati i dëshiruar fitorja” tha ai.
Bashkimi i Kumanovës është mysafire e ekipit të Ohrit në “Bilajnini Izvori” me shpresë se do të vazhdojnë me paraqitje dhe rezultate pozitive nga transferta duke e shfrytëzuar edhe situatën jot ë mire të vendasve,
Të gjitha ndeshjet e javës së pestë zhvillohen të dielën me fillim në orën 15:00, takohen:
Arsimi – Novaci
Bellasica – Pobeda
Boreci – Vardarski
Bregalnica – Osogovo
Detonit Plaçkovica – Skopje
Kozhufi Gjevgjeli – Vardari Negotinë
Makedonija Gj.P – Kamenica Sasa
Ohri – Bashkimi