ULQINI – DURRËSI PËRBALLEN NË FINALE, NDËRSA TETOVA – PEJA  LUAJNË PËR VENDIN  E TRETË TURNEUN MBARËKOMBËTARË TË FUTBOLLIT “ULQINI 2024”

Nga Ulqini Shaban Sinani

 Në  finale  për trofeun e 19-të në Turneun Mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë U-15, “Ulqini 2024”  do të përballen reprezentacionet e  qyteteve  bregdetare të Ulqinit dhe Durrësit, nd137rsa për vendin e tretë do të luajnë Tetova dhe Peja

Ndryshe  pas  ndeshjeve eliminatore në ditën e parë të turneut ku u arritën këto rezultate: Ulqini – Tetova  1-0,  Durrësi – Bujanoci 2-0 dhe  Ulqini – Peja 0-0 pas  ekzekutimit të penaltive  5-3 për ulqinakët , në finale u kualifikuan Ulqini dhe Durrësi ndërsa Tetova dhe Peja do ta  diskutojnë vendin e tretë

Kështu të shtunën në ora  10:00 zhvillohet finalja e vogël Tetova – Peja, ndërsa në ora 12:00 luhet finalja e madhe Ulqini – Durrësi. Vendasit luftojnë për trofeun e parë të Turneut Mbarëkombëtarë, ndërsa Durrësi për trofeun e pestë.

 Organizimi i turneut  nga  pjesëmarrësit në ditën e parë është cilësuar me  notën më të lartë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *