Nga Ulqini Shaban Sinani
Sot edhe zyrtarisht nisë Turneu Mbarëkombëtar I Futbollit për fëmijë “Ulqini 2024” ku marrin pjesë ekipet e qyteteve Durrësi, Tetova, Peja, Bujanoci dhe nikoqiri Ulqini.
Hapja solemne është caktuar pë në ora 10.00. Turneun të hapur do ta shpall kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu dhe koordinatori për Ulqinin Gëzim Hajdinaga, ndërsa të pranishmit do ti përshëndetin edhe koordinatorët e qyteteve tjera. I pranishëm në hapjen solemne do të jetë edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe zyrtarë nga Durrësi , Peja dhe Bujanoci.
Mbrëmë në praninë përfaqësueseve tբ pesë ekipeve pjesëmarrëse u hedhë shorti pë rrjedhën e turneut. Kështu që fati deshi që në ndeshjen hapëse të përballeni ekipi nikoqir dhe reprezentacioni i Tetovës që drejtohet nga seleksionuesi Ismail Ismaili.
Pra ndeshja e parë hapëse Ulqini – Tetova, fillon në ora 10 e 30, Peja është e lirë, ndërsa Bujanoci – Durrësi fillojnë ora 12:00