Liga e Parë: Në Çair, Manastir, Strumic, Maxhari dhe  Shkup ndeshje interesante

Shaban Sinani 

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut pas pauzez dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë. Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet në Çair mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja më tërheqëse e javës së pestë zhvillohet në stadiumin e Çairit aty ku mejdanin do ta ndajnë dy skuadra  që pretendojnë kreun e tabelës  FC Shkupi  dhe  Shkëndija . Ky derbi  si gjithmonë ka zgjuar interesim të madh  nga ana  e dy  tifo grupeve  të cilët  pritet  të  përkrahin ekipet e tyre  denjësisht  dhe pas  asnjë  ofendim  apo  problem.  Para  ndeshjes së nesërme opinionin e vet  e dha kapiteni Artan Iljazi .

 “Të dielën e kemi ndeshjen kundër Shkëndijës. Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Normalisht të dielën është derbi ndeshje por ne si ekip secila ndeshje është më rëndësi  dhe shpresojmë që të dielën me ndihmën e “Shvercerave“ tre pikët të mbeten në Çair”, tha  kapiteni Artan Iljazi

  Nga ana tjetër edhe ekipi kuqezi që aktualisht kryeson tabelën ka zhvilluar përgatitje serioze për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve. Kapiteni kuqezi Besart Ibraimi para ndeshjes me ekipin e Shkupit në Çair tha se  ky  super derbi duhet të ketë dhe përkrahje të niveli të lartë.

  “Po atmosfera është e  mirë kemi pasur nj ë fazë përgatitore  dy javore të mirë, jemi përgatit maksimalisht. Është kënaqësi të luash në këtë ndeshje. Është derbi më madh shqiptar, unë do kisha  dashtë që si futbollist të jem i kënaqur që do e shijoj këtë derbi. Ne marrëdhëniet i kemi pasur me këtë klub besoj  që të forcohen ende , të na presin si është më mirë që tua kthejmë edhe ne si është më mirë“ deklaroi kapiteni i Shkëndijës Besart Ibraimi.

 Besa e Dobërdollit pas barazimit me eklipin e Rabotniçkit në Gostivar, të dielën është mysafire e AP Brera në Strumicë.  Kapiteni Armend Alimi u shprehë se ekipi maksimalisht ka shfrytëzuar pauzën dhe në Strumicë udhëtojnë për fitore kundër ekipit AP Brera.

 “Mendoj se kemi shfrytëzuar këtë pauzë për  të pushuar  dhe për tu freskuar dhe për tu përgatitur fizikisht dhe psiqikisht për ndeshjen që na pret. Është një ndeshje e vështirë, e dimë ato kanë një seri të keqe të rezultateve mirëpo kanë kualitet dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë“ deklaroi  Armend Alimi kapiten i KF Besa  Dobërdoll

 Ndeshjet  interesante dhe mjaft tërheqëse  është  edhe  takimi në Manastir mes Pelsiterit me kampionin në  fuqi Struga Trim Lum.  Në stadiumin “Boris Trajkovski”  në  Maxhari, Gostivari është nikoqire e Vardarit,  Voska  Sport  në Ohër  takohet me Sileksin, ndërsa Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” përballet me Tikveshin.Të gjitha ndeshjet  luhen të dielën me fillim në ora 15:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *