Shaban Sinani
Komisioni për delegimin e referve në Ligën e pare të futbollit vendor ka publikuar enmrat e arbitrave të cilët do të ndajnë drejtësi në ndeshjet e javës së 5-të Ligën e pare që zhvillohet më 15 shtator me fillim në orën 15.00.
Kështuqë super derbin që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, FC Shkupi – KF Shkëndija, drejtësia i është besuar Aleksandar Grujoski nga Kërçova, ndërsa duelin në Mazhari do ta drejtoj referi nga Shtipi Dimitar Pileshkov. Në Strumicë, ndeshjen AP Brera – Besa e Dobërdollit do ta drejtoj Aleksandar Vasilevski nga Shkupi, ndërsa në Manastir takimin Pelisteri – Struga Trim Lum do ta drejtoj Aleksandar Stavrev. Ndeshjen në arenën “Todor Proeski” mes Rabotniçkit dhe Tikveshit do ta drejtoj tetovari Furkan Idrizi dhe në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohri, mes Voska – Sileksi drejtësi do të ndaj Stojançe Trpçevski nga Kavadari.
Të gjitha ndeshjet e javës së pestë zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00. Takohen:
Shkupi – Shkëndija
Vardari – Gostivari
Pelisteri – Struga Trim Lum
AP Brera – Besa Dobëerdoll
Voska Sport – Sileksi
Rabotniçki – Tikveshi