Shaban Sinani
Reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut në futboll, me nje lojë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë me vetëm 10 lojtarë në teren arriti të shënon dy gola që i realizuan kampiteni Enis Bardhi dhe Bojan Miovski për një fitore të madhe kundër Armenisë.
Akullin e theu kapiteni Enis Bardhi me një super gol në minutën e 70-të nga goditja e lirë duke dëshmuar se aktualisht është lider në ekipin që e drejton Bllagoja Milevski. Fitoren e madhe në kë takim e vulosi sulmuesi Bojan Miovski me një gol të bukur në minutën e 79-të.
Kujtojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në pjesën e dytë luajti me 10 futbollist pasi Gjorgji Zajkov në minutat shtesë të pjesës së pare shkaku I kartonit të dytë të verdhë u deshtë që të largohet nga loja.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi sot Letonia mundi Ishujt Faroe 1-0.
Pas dy xhirove të zhvilluara në Ligën C, grupi I katërt kryeson Maqedonia e Veriut me 4 pikë, para Armenisë dhe Letonisë që kanë nga 3 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë në pozitën e katërt me vetëm 1 pikë. Në xhiron e treetë dhe të katërt në Tetor 2024 , Maqedonia e Veriuit në transfert takohet me Armeninë dhe Letonin.