Shaban Sinani
Klubi Mundjes Shkupi nga Turneu ndërkombëtar i mundjes “Tadeusz Zugmunt Strus”, që u mbajt në Siedlce të Polonisë kthehet me tre medalje prej të cilave dy të arta dhe një e bronztë.
Tre garuesit e ekipit nga Shkupi arritën deri tek medaljet janë Zaim Zaimi deri ne 38 fitoi vendin e pare , Abdul Aziz Azizi në kategorinë 48kg gjithashtu doli i pari ndërsa Ilhan Murtezi në kategorinë 62 kg u deshtë të pajtohet me vendin e 3-të
Sipas trajnerit Jasin Rexhallari konkurrenca në këtë turnir ndërkombëtar të mundjes ishte shumë të fortë me pjesëmarrjen e klubeve të Polonisë, Ukrainës , Lituanisë dhe klubi të mundjes Shkupi nga Maqedonia e Veriut. ”Kjo dëshmon që klubi ynë është në rrugën e duhur ndaj edhe në të ardhmen mund të priten edhe rezultate më të mira në nivelin e turneve botërore” tha trajneri Rexhallari.