Blagoja Milevski: Nuk mund të jem i kënaqur me rezultatin

Shaban Sinani

Ndeshja Ishujt Faroe  – Maqedonia e Veriut përfundoi me rezultatin. e  barabartë 1-1.  Ishte kjo  një lojë zhgënjyese e reprezentacionit tonë  në ndeshjen  hapëse të edicionit të ri Liga e Kombeve . Dy penalti nga një pë secilën kombëtare  ishin vendimtare  pë epilogon  e ndeshjes që u zhvillua në stadiumin në Torshavn, ku vendasit iu kënaqen këtij rezultati të madh, ndërsa Maqedonia e Veriut humbi rastin për të arkëtuar 3 pikë.  Në press konferencën zyrtare  seleksionuesi Blagoja Milevski pos tjerash deklaroi.

“Nuk mund të jem i kënaqur me rezultatin, para një përballjes së madhe në Shkup. Nuk mund të ankohemi për asgjë , përfshi këtu edhe barin artificial. Thash se ndeshja e parë është e vështirë dhe nuk kemi tani kohë, pasi duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nga pjesa e parë nuk jam i kënaqur. Nuk jam i kënaqur nga debutuesit në pjesën e parë, Iljazovski dhe Mitrevski. Në pjesën e dytë ishte pak më mirë. Nuk më pëlqen se nuk kishte emocione te disa futbollistët dhe kështu nuk shkon, posaçërisht kur luhet për Maqedoninë. Na duhet më shumë koncentrim në sulm se atje kemi shumë problem. Por ka ndonjë ditë që gjërat nuk shkojnë siç duhet. Duelet direkte mendojë se mund të vendosim për vendin e parë në grup dhe jo pikët e humbura ndaj Ishujve Faroe. Në ndërprerjet e lojës , Ishujt Faroe ishin më superior dhe kishte disa momente që ata ishin tejet të rrezikshëm. Duhet të punojmë në anën psikike dhe të jemi gati për sfidën e radhës.” tha pos tjerash seleksionuesi Blagoja Milevski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *