Shaban Sinani
Sot në stadiumin e qytetit në Gostivar do të zhvillohet ndeshje kontrolluese mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe Shkëndijës. Kjo ndeshje do tu shërbej dy trajnerëve të ekipeve Aleksandër Tanaveski të Besës dhe Jeton Beqirit të Shkëndijës për të testuar të gjithë futbollistët që kanë disponim pos atyre që kanë obligime me reprezentacionin.
Sipas njohurive nga klubi i futbollit Besa e Dobërdollit si nikoqire e kësaj ndeshje miqësore hyrja për adhuruesit e futbollit është falas.
Ndeshja Besa e Dobërdollit – Shkëndija luhet sot me fillim në ora 16:00