Shaban Sinani Torshavn Ishujt Farore
Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll nga dita e djeshme është e akomoduar në Torshavn, ku të shtunën do të zhvilloj ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën C grupi 4-të të UEFA Liga e Kombeve kundër përfaqësueses së Ishujve Faroe. Reprezentacioni ynë mbrëmë shfrytëzoi rastin që të zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin Tórsvøllur në Torshavn. Në ekipin tone atmosfera para kësaj ndeshje është në nivelin e duhur, por shkaku i lëndimeve mungojnë Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski, ndërsa në reprezentacion është ftuar Mario Ilievski nga reprezentacioni i të rinjve.
Takimi Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriut zhvillohet të shtunën me fillim në ora 15:00, në stadiumin Tórsvøllur në Torshavn, ndërsa do ta drejtoj gjyqtari lituanes Manfredas Lukyanchukas