LIGA E KOMBEVE: KOMBËTARJE E MAQEDONISË  SË VERIUT PRETENDON VENDIN E PARË  NË GRUP

Shaban Sinani, Torshavn, Ishujt Faroe

Në prag të ndeshjes së parë në Ligën C, grupi i 4-të në kuadër edicionit të ri UEFA Liga e Kombeve 2024/2025, mes reprezencionit të Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut që zhvillohet të shtunmn në ora 15:00 në Torshavn

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll nga dita e djeshme  është vendosur në Torshavn, ku të shtunën do të zhvilloj ndeshjen e parë të edicionit në Ligën  Kombeve kundër përfaqësueses së Ishujve  Faroe. Reprezentacioni ynë mbrëmë dhe sot zhvilloi seanca stërvitore në stadiumin Tórsvøllur në Torshavn.  Para  seancës së sotme stërvitore  u mbajt  press konferenca  zyrtare  ku të pranishëm ishin seleksionuesi Bllagoja  Milevski dhe  kapiteni  Enis Bardhi. Seleksionuesii  MIlevski  theksoi  se  pretendimet  tona kësaj radhe  janë qarta   që të dalim  të parët  në grup

“Sa  i përket  pyetjes  tuaj se na pret ndeshje  lehtë,  pasi bëhet fjalë pë ndeshje të parë në Ligën e kombeve , Çdo  ndeshje e parë kualifikuese  është më se  vështirë, bëhet fjalë kundërshtarë cilësorë për lojën e të cilët kemi respekt të madh jo vetë të ishujve Faroe  por te  të gjithë kundërshtarët tanë.  Kemi qëllim të qartë në këto kualifikime  në Ligën e Kombeve  ti përfundojmë pozit137n e parë. Përsëri  do potencoj  se  qëllimi ynë kryesor  është të përfundojmë në vendin e parë. Si  do të arrimë atë  do të shohim gjatë  kualifikimeve”  deklaroi Bllagoja Milevski seleksionues i reprezentacionit “A”

 Nga ana tjetër kapiteni  Enis Bardhi  tha se  atmosfera në  ekip është si asnjëherë parë

 “Mendoj që atmosfera është  shumë, shumë e mirë pak më ndryshese  herave tjera. Besoj që këtë grumbullim që e kemi. Këtë herë edhe lojtar që bërë transfero në klube të mëdha dhe  kanë qëllime  dhe  energji të reja  dhe me fuqi për të na  ndihmuar  për ta  dhënë maksimumin  për këto ndeshje që na  presin” deklaroi kapiteni Enis Bardhi

Sa  i përket formacionit  seleksionuesi  do të vendose ditën e nesërme  para ndeshjes. Në ekipin  tone atmosfera  para  kësaj ndeshje është në nivelin e duhur, por  shkaku i lëndimeve  mungojnë Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski, ndërsa në reprezentacion është ftuar Mario Ilievski nga  reprezentacioni i të rinjve.

Takimi Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriut  zhvillohet të shtunën me  fillim në ora 15:00, në stadiumin Tórsvøllur në Torshavn, ndërsa do ta drejtoj gjyqtari lituanes Manfredas Lukyanchukas 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *