Shaban Sinani
Kampionati i ri 2024/2025 në Ligën e Parë të volejbollit sipas të gjitha gjasave do të fillon nga mesi i tetorit (19 apo20 tetor), ndërkaq ekipet tani më bëjnë parapërgatitjet e duhura për fillimin e fazave përgatitore.
Skuadra e parë e cila nga dita e djeshme ka filluar me përgatitje është klubi i volejbollit Shkëndija e Tetovës e cila kë sezon shënon 50 vjetorin e themelimit që është obligim shtesë për ekipin që në kampionat të paraqiten sa më suksesshëm. Ekipi edhe në këtë kampionat do të drejtohet nga trajneri Durim Luma.
“Po është e saktë se nga dita e djeshme zyrtarisht nisë fazën e parë përgatitjeve për sezonin 2024/2025 në Ligën e parë të volejbollit vendor. Krahas seancave të rregullta stërvitore kemi planifikua edhe ndeshje kontrolluese” tha trajneri Durim Luma.
Sa i përket lëvizjeve në ekip tani është kthyer vetëm Ivan Andonov i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Probishtipit, ndërsa edhe kësaj radhe bartës të lojës do të jenë volejboll;listë të cilët janë produkt i shkollës së Shkëndijës.
Sa i përket përkrahjes KV Shkëndija vazhdon të përkrahet nga kompania e njohur “Kipper”, Fazën përgatitore ekipi do ta zhvillon në sallë e sporeteve te gjimnazi i Tetovës