
Shaban Sinani
Të shtunën në Gostivar skuadra Besa e Dobërdollit do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me tanimë liderin në renditjen e tabelës Shkëndijën e Tetovës
Në prag të edicionit të katërt UEFA Liga e Kombeve, kampionati vendor do të pauzoj deri më 15 shtator kur në program janë ndeshjet e xhiros së pestë të sezonit vjeshtor. Këtë pauze ekipet do ta shfrytëzojnë për të eliminuara disa nga gabimet që ishin evidente në katër ndeshjet ne para, varësisht nga pretendimet e secilës skuadër. Kështu dy skuadrat e rajonit të Pollogut, Besa e Dobërdollit dhe Shkëndija e Tetovës do të zhvillojnë ndeshje miqësore të shtunën më 7 shtator me fillim në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar. Kjo ndeshje do tu shërbej trajnerëve Aleksandar Taneski i KF Besa dhe Jeton Beqirit i KF Shkëndija që të testojnë formën e të gjithë futbollistëve që kanë në disponim.
Ndryshe dy skuadrat respektive pas ndeshjeve të së shtunës kanë pauzuar ndërkaq gjatë javës do të punojnë me intensitetin e plotë me seanca të rregullta stërvitore.