
Shaban Sinani
Në prag të edicionit të katërt me radhë UEFA Liga e Kombeve, reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e seleksionuesit Blagoja Milevski , dje pasdite ka nisur përgatitjet për përballjen me Ishujt Faroe më 7 shtator dhe Armenisë më 10 shtator . Në grumbullimin e parë ka munguar vetë portieri Shishkovski
Para seancës së parë stërvitore njëri nga futbollistët tanë që është shpresa e reprezentacionit Agon Elezi mesfushori i ekipit Bochum në Gjermani është shprehur optimist në përballjet me Ishujt Faroe dhe Armenduke u bazuar në formën dhe atmosferën në grup shpreson në sukses në përballjen me Ishujt Faroe
“Normalisht ndryshe nga grumbullimi I fundit ku ishte edhe fundi I sezonës, tash është fillimi i sezonës. Të gjithë djemtë kanë dëshirë të madhe të punojnë dhe janë të gjithë të përgatitur për fillimin e një edicioni të ri të Ligës së Kombeve që është shumë e rëndësishme për ne. Është e vërtet se ne jemi si favorite në grupin tone dhe besojmë në veten se jemi më kualitativ se kundërshtarët , por e ceki se nuk ka lojë e fituar para kohe, Duhet ta dëshmojmë veten në terren dhe të kërkojmë tri pikët në lojën e pare kundër Ishujve Faroe” deklaroi Agon Elezi
Agon Elezi thotë jemi gjatë kohë bashkë dhe kemi punuar gjithë kohës mu për këto ndeshje për fillimin e Ligës së Kombeve
“E ceki përsëri se djemtë që janë kanë shumë vetbesim dhe jemi të gjithë në të njëjtin mendim se duhet të fitojmë këto ndeshje me patjetër. Normal kur luhet për ekipin e Maqedonisë secila lojë duhet të fitohet. Por këto loja janë më veçanta sepse janë për Ligën e Kombeve edhe besojmë se jemi shumë të gatshëm ta fitojmë ndeshjen e pare, pastaj ndeshja e dytë është komplet në plan të dytë pasi ne mendojmë vetëm për Ishujt Faroe për momentin” tha ai
Kombëtarja do të përgatitet në kampin stërvitor të FFM-së deri të mërkurën, ndërsa të enjten në mesditë niset për në Tórshavn . Ndeshja Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriut luhet të shtunën në orën 15:00.