
Shkruan: Shaban Sinani
Tetova është një ndër qytet e Maqedonisë ku volejbolli ka qenë dhe është sporti më i popullarizuar. Në vitet e shtatëdhjeta në Komunën e Tetovës numëroheshin 37 skuadra volejbolli, d.m.th. gati gjysma e fshatrave të kësaj Komune kanë pasur nga një ekip të kësaj loje sportive.

Pas 10 viteve ndalesë për aktivitet sportive për Shoqatën Sportive “Shkëndija” ku bënte pjesë edhe klubi i volejbollit Shkëndija, në vitin 1991 me dështimin e sistemit komunistë u krijuan mundësi për mëkëmbjen edhe të jetës sportive jo vetëm të shqiptarëve në Tetovë, por edhe në viset e tjera të Republikës së Maqedonisë. “Më 27 gusht të vitit 1991 (ky ishte një nëntor i dytë i K.V. “Shkëndija”) u rithemelua ky klub në të dy kategoritë (të femrave dhe meshkujve), por tani me ambicie më të mëdha. Kryetar i klubit u zgjodh Yzeir Yzeiri kurse trajner i meshkujve bëhet Myftar Zyberi dhe ndihmës i tij Sali Alimi, ndërsa trajner i të rinjve Naser Qamili, Trajner i femrave Namikqemal Mustafa ” shprehet profesor Miftar Zyberi.
Gjatë periudhës kohore 1992-1999
Klubi Volejbollit “Shkëndija” nën udhëheqjen e Myftar Zyberit garon me suksese të ndryshueshme pasi tani përparësi i jepej punës me të rrijë. Sali Alimi dhe Naser Qamili brenda këtyre 7 viteve nxjerrin dy gjenerata të shkëlqyeshme të volejbollistëve të cilët bëhen synonim i volejbollit modern. Ndër lojtarët më të mirë të këtij klubi kanë qenë: Naser Qamili (lojtar i Reprezentacionit të Rinjve të ish Jugosllavisë), Namikqemal Mustafa, Durim Shehabi (Luma), Sali Alimi, Arif Musli etj. Kurse tani lojtarët më të mirë Shkëndijës janë: Pëllumb Vela, Idris Bexheti, Besim Rexha, Habil Ajeti, Zylfi Baftijari Armir Ferati, Ilir Vela dhe të rinjtë me mjaft perspektivë Flaurent Islami dhe Naim Abazi në klubin e meshkujve, ndërsa në atë të femrave lojtare më të mira të K.V. “Shkëndija” (f) kanë qenë: Nesfije Etemi, Sanije Asani, Semra Bexheti, Fatmire Aliti, Laura Abazi, Laureta Abazi, Arijeta Azemi dhe të tjerat.
Sipas njohurive jo zyrtare 50 vjetori i KV Shkëndija nga fundi i nëntorit që përkon me dy festa kombëtare 22 nëntori Dita e alfabetit shqip dhe 28 Nëntori Dita e Flamurit kombëtar, do të shënoj me një manifestim të madhe ku të pranishëm do të jenë të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut në afirmimin dhe ngritjen e cilësisë së volejbollit në Tetovë dhe jo vetëm. Me rastin e jubileut 50 vjet KV Shkëndija pritet të organizohet edhe një ndeshje revyale me legjendat e këtij sporti.