
Shaban Sinani
Katër fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 18 gola të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara në pasditen e sotme. Ndeshja Bellasica – Ohri luhet sonte në ora 20:00.
Derbi shqiptar i zhvilluara në stadiumin e qytetit në Gostivar para një numri të konsiderueshëm të publikut në tribunat e stadiumit, mes Arsimit të Çegranit dhe Bashkimit të Kumanovës ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 0-1 me një gol të vetëm që e ka shënuar Husein Demiri në minutën e 30-të

Pas tre xhirove të zhvilluara tabelën e kryesojnë dy ish ekipet i ligës së parë Makedonija Gj.P dhe Bregallnica me nga 9 pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të javës 3-të:
Arsimi – Bashkimi 0-1
Boreci – Novaci 0-1
Bregalnica – Kamenica Sasa 2-1
Detonit Plaçkovica – Vardarski 1-1
KF Skopje- Vardar Negotinë 2-1
Kozhufi Gevgelija – Osogovo 4-1
Makedonija Gj.P – Pobeda 3-0
Bellasica – Ohri fillon në ora 20:00
Tabela: 1. Makedonija Gj.P 9 pikë, 2.Bregallnica 9, 3. Kozhufi , 4. Arsimi 6, 5.Novaci 6, 6.Bashkimi 6, 7.Skopje 5, 8. Vardari NEg 4, 9.Detonit Plackovica 4, 10.Pobeda 3, 11. Vardarski2, 12. Bellasica 1, 13.Kamenica Sasa 1, 14. Osogova 1, 15 Ohri 0, 16. Boreci 0 pikë.
Në xhiron e 4-të më 14 shtator në ora 15:00, takohen:
Bashkimi – Bellasica
FK Skopje – Kozhuf Gjevgjeli
Kamenica Sasa – Boreci
Novaci – Makedonija Gj.P
Osogovo – Detonit Plaçkovica
Pobeda – Arsimi
Vardari Negotinë – Ohri
Vardarski – Bregalnica