Shaban SINANI
Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll, më 7 shtator 2024 fillon edicionin e katërt me radhë i UEFA Liga e Kombeve. Maqedonia e Veriut është në grupin C, së bashkume Ishujt Faroe, Armeninë dhe Letoninë.
Në prag të dy ndeshjeve të para në Grupin C, që do të zhvillohet më 7 shtator kundër Ishujve Faroe në transfertë seleksionuesi Bllagoja Milevski sot shpalli listën me 26 futbollist që do të ketë në disponim për dy ndeshjet e shtatorit. Seleksionuesi shprehu keqardhje për Velkovskin i cili nuk ka klub , ndërsa Dejan ILiev . Milevski shpreh keqardhjen që Velkovski nuk ka klub, dhe Dejan Iliev i cili është i lënduar ndërsa emër i ri është Trapanovski. Ai gjithashtu u shpreh se Ishujt Farore anë kundërshtar i vështirë

“Ishujt Faroe janë një kundërshtar i vështirë, ata luajnë futboll të disiplinuar. E dimë që luhet në bar artificial, do të duhet të mësohemi edhe me atë moment. Ne do të duhet të japim maksimumin e aftësive tona dhe jo vetëm kundër Ishujve Faroe, por edhe në të gjitha ndeshjet nëse duam ta realizojmë objektivin dhe shpresojmë për sukses”,.tha seleksionuesi Milevski
Seleksionuesi komentoi edhe grupin duke theksuar se të gjitha ekipet kërkojnë rastin për të qenë të parët në grup dhe më pas për të luftuar për një vend në Botërorin 2026.
“ Kjo është Liga e Kombeve për Kupën e Botës, nuk ka të bëjë vetëm me të qenit në krye të grupit, ka gjysmëfinale dhe një finale të play-off-it. Këto janë të ndryshme nga ato kur Maqedonia u kualifikua në Kampionatin Evropian. Ata presin kundërshtarë të vështirë, super të përgatitur fizikisht, që luajnë të disiplinuar, futboll me shumë dinamikë dhe ne duhet ta mbajmë atë moment dhe shpresoj që të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe të vihen në dispozicion”. tha Milvski
Grumbullimi I reprezentacionit do të bëhet nga dita e hënë, nërsa ekipi në Ishujt Faroe do të udhëton të enjten. Ndeshja Ishujt Faroe – Maqedoni e Veriut zhvillohet më 7 shtator
PORTA:
Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë)
Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (BiH)
Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki
MBROJTJA:
Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani)
Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari)
Jovan MANEV – Adana Demirspor (Turqi)
Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly (Arabia Saudite)
Bojan DIMOVSKI – Akron Tolyatti (Rusi)
Ahmed ILJAZOVSKI – Hvidovre (Danimarkë)
Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi)
Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani)
Darko VELKOVSKI
MESFUSHORË:
Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi)
Jani ATANASOV – Krakov (Poloni)
Agon ELEZI – Bochum (Gjermani)
Tihomir KOSTADINOV – Piast Gliwice (Poloni)
Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani)
Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani)
David BABUNSKI – Dundee United (Skoci)
SULMI:
Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë)
Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke)
Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni)
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci)
Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë)
Dimitar MITROVSKI – Varaždin (Kroaci)
Kristian TRAPANOVSKI (Dundee United, Skoci)