Kanatllarovski publikon listën, për ndeshjet eliminatore të EURO 2025

Shaban Sinani

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut, Dragi Kanatllarovski ka publikuar listën me futbollistët që do ti llogaritë për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2025 ndaj Holandës dhe Gjibraltarit.

Në listën e Kanatllarovskit për këto dy ndeshje janë përfshirë 24 futbollist, ndërsa në mesin e tyre ka bërë ftesë edhe për Anes Meliqin, lojtarin aktual të Shkëndijës së Tetovës, teksa deri më tani ka qenë pjesë e rregullt e gjeneratave të reja te Maqedonia dhe së fundmi te U19. Gjithashtu së bashku me Meliqin janë edhe tetë shqiptarët tjerë si Reshat Ramadani, Imran Fetai, Ardijan Çilafi, Hamza Ramani, Besar Guxhufi, Behar Feta, Fisnik Isaki dhe Fiton Ademi.

Ndeshjen ndaj Holandës do ta luajnë me 5 shtator, ndërsa atë me Gjibraltarin me 9 shtator.

PORTIERËT:

Marko Alchevski – Hapoel Jerusalem (Izrael)

Andrej Jovçevski – Peliter

Filip Kupanov – Brera A.P.

MBROJTJA:

Stefan Despotovski – Sherif Tiraspol (Moldavi)

Reshat Ramadani – Shkendia

Imran Fetai – Besa

Andrej Stojçevski – Zhilina (Sllovaki)

Gjorge Xhekov – Sileks

ren Alievsky – Trelleborg (Suedi)

Anes Meliqi – Shkëndia

MESËFUSHORËT:

Ivan Nikolov – Sonderijske (Danimarkë)

Ardian Çilafi – Sampdoria (Itali)

Hamza Ramani – Skupi

Besar Gudjufi – Skupi

Dimitar Todorovski – Brera A.P.

Vane Krstevski – Shkendia

Martin Gjeorgievski – Brera A.P.

Behar Feta – Maribor (Slloveni)

Fisnik Isaki – B93 (Danimarkë)

Mihail Talevski – Pelister

Matej Angelov – Cherkasy (Ukrainë)

SULMUESITI:

Mario Ilievski – CSKA 1948 (Bullgari)

Fiton Ademi – Shkendia

Filip Trpcevski – Hacken (Suedi)

Më 2 shtator është caktuar takimi i Kombëtares së Maqedonisë deri në 21 vjeç.

Në grupin kualifikues për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2025, kombëtarja jonë e të rinjve ka fituar dy nga gjashtë ndeshjet e deritanishme. Holanda ka një rekord maksimal prej shtatë fitoresh. Gjibraltari ka festuar ndaj Moldavisë jashtë shtëpisë, duke shënuar tre pikët e para në Grupin C.

1. Hollanda 21 (7)

2. Gjeorgjia 13 (6)

3. Suedi 10 (6)

4. Moldavia 6 (7)

5. Maqedonia 6 (6)

6. Gjibraltar 3 (8)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *