Shaban Sinani
Ulqini nga data 20 deri më 23 tetor 2024. është nikoqire e manifestimit të madh sportiv “Botërori Ulqinak i Miqësisë”, që organizohet nga ulqinakët, ndërkaq ideator i gjithë këtij manifestimi është Pavle Pepdjonoviq, një ambasador i vërtet i sportit në regjion. Me këtë rast, i gjithë qyteti i Ulqinit dhe ulqinakët janë duke u përgatit për këtë festë madhe me të vetmin qëllim që legjendat e sportit dhe të ftuarit tjerë të ndihen si në shtëpinë e tyre.
Edhe kësaj radhe njeriu më i angazhuar në këtë manifestim të quajtur “Botërori Ulqinak i Miqësisë”është Pavle Pepdjonoviq i cili me plotë drejtë tanimë ka epitetin ambasador i sportit në rajon edhe pse asnjëherë ai nuk ka përmend veten e tij si organizator por gjithmonë potencon se “Janë ulqinakët ata të cilët organizojnë pritjen e legjendave të sportit nga rajoni”.
Ky manifestim që tanimë mund të thuhet se është bërë tradicional e ka përkrahjen e pa kontestueshme të pushtetit lokal pra Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, të gjithë pronarët e objekteve hoteliere, restorantet , klubet sportive, komunitetet fetare, shkollat dhe diaspora me një fjalë përkrahje nga gjithë ulqinakët.
Sipas agjendës të organizatorit ditën e parë e diel të “Botërori Ulqinak i Miqësisë”, është pritja dhe akomodimi i të ftuarve . Ndërsa ditën e dytë dhe të tretë manifestim do të zhvillohet sipas i agjendës së organizatorit, Me datën 23 tetor bëhet përcjellja e të ftuarve.
Si në dy edicionet e para edhe kësaj radhe pritet të ketë risi në kë manifestim me legjendat e sportit nga rajoni.