Numri i kultivuesve të mjaltit gjithnjë e më shumë po rritet si rezultat i kërkesës së madhe që ka për mjaltin, por edhe një mundësi për përfitime ekonomike. Abaz Huseini, para dy viteve ka nisur me këtë veprimtari fillimisht me 4 koshere bletësh për të dyfishuar numrin më 10 për vetëm një vit. Ai ta se 10m koshere me bletë nuk janë shumë, por është një fillim i mirë sidomos për ne fillestarët. Është një proces që kërkon angazhim, përkushtim dhe punë. Në anën tjetër prodhimi ose sasia që mund të nxjerr në shitje një bletar varet nga kushtet klimatike nga numri i koshereve që posedon. Qëllimi im është që të rris numrin e koshereve me bletë dhe në të ardhmen ta shndërrojë në biznes familjar.